Njoftimi i rëndësishëm, këto zona në Tiranë nuk do të kenë energji elektrike nga 20-25 nëntor

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2023, 19:06 | Aktualitet
Njoftimi i rëndësishëm, këto zona në Tiranë nuk do
Foto ilustruese

OSSH ka dhënë një njoftim ditën e sotme për familjet shqiptare, ku ka sqaruar se në Tiranë do të kryhen remont në disa fidera që furnizohen me energji nga NST Qendër, Kinostudio,  Selitë, Vorë, Traktora, Mëzez dhe Valias.

Në njoftim thuhet se remontet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-15:00. Më poshtë janë të renditura datat e remonteve dhe zonat që do të kenë kufizim të energjisë elektrike:

20 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, “Rruga e Barrikadave”, Rruga “Qemal Stafa”, rruga “Hoxha Tahsim”, Shkozë, rruga “Ali Demi”, zona pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, zona pranë maternitetit të Ri, Prezë, Vorë

21 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Kushtrimi i Lirisë”, Rruga “Bardhyl”, zona pranë qendrës “17 Nëntori”, Kryegjyshata, eeuga “Pashko Hysi”, zona pranë kompleksit sportiv “Ali Demi”, Gjokaj, Vorë, Tufinë, Fushë-Mëzez, Valias, Kamëz,

22 nëntor

Pjesërisht: Zona “Tirana e Re”, “Ali Demi”, rruga “Aleksandër Moisiu”, zona pranë fakultetit të Mjekësisë, rruga “Bajram Curri”, rruga “Selaudin Zorba”, rruga “Don Bosko”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Tufinë, Fushë Mëzez, Valias, Kamëz.

23 nëntor

Pjesërisht: zona “Tirana e Re”, Rruga “ Gjon Pali II”, rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Xhezmi Delli”,  rruga “Bardhyl”, rruga “Gogo Nushi”, rruga “Riza Cërova”, rruga “4 Dëshmorët”, Prezë, Vorë, Gjokaj, Paskuqan, Fushë Mëzez

24 nëntor

Pjesërisht: Rruga “Gjon Pali II”, Rruga “Thanas Ziko”, qyteti “Studenti”, Gjokaj, Vorë,

25 nëntor

Pjesërisht: rruga “Met Sallaku” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos