9.5 është nota që kanë marrë mësuesit e Gjuhës dhe Letërsisë në Tiranë, pas trajnimit të detyruar që zhvilloi Ministria e Arsimit.
Fakulteti Histori-Filologji ka nxjerrë vlerësimin për arsimtarët që iu nënshtruan këtij procesi.
Zv.Dekania, Dhurata Shehri, tregon për A2 se problem sistemin parauniversitar nuk janë mësuesit, ashtu siç shpesh fajësohen, por burokracitë e shtuara ndaj tyre dhe programi mësimor.
Problemet që prej vitesh mësuesit hezitojnë t’i thonë publikisht, na i tregoi pedagogia e letërsisë njëherësh dhe trajnuesja e tyre.
Zv.dekania Dhurata Shehri ka folur edhe për cilësinë e mësuesve në shkolla, veçanërisht për arsimtarët me përvojë të gjatë në punë.
7 universitete të vendit u përfshinë për herë të parë në trajnimin e mësuesve të profileve të ndryshme. Ky proces do të vijojë edhe vitin e ardhshëm. Ndërsa pedagogët thonë se rritja e cilësisë së arsimit nuk mund të bëhet me fushata të pjesshme, por duke përmirësuar të gjitha hallkave të sistemit arsimor. (A2 Televizion)