Alfred Muharremi, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, tregoi se si u braktis nga nëna e tij.
“Ndodhia ka qenë kështu. Babai im ka qenë i detyruar për të marrë vizën amerikane dhe për të marrë vizën amerikane, normalisht duke qenë se nuk ka qenë një konsull, ambasada amerikane më e afërt ka qenë në Greqi dhe babai im është i detyruar që të largohej për në Greqi dhe që të merrte vizën amerikane dhe që të shkelte shtetin amerikan dhe kjo ka qenë një periudhë tranzitore gjashtë mujore. Gjatë marrëdhënies që ka pasur me mamin tim, nuk kanë qenë të martuar, por ka qenë një histori dashurie. Gjatë kohës që ka lëvizur nuk ka pasur mjete komunikimi. Ia ka thënë që unë po largohem, por do të kthehem. Por, nuk ka përcaktuar kohën dhe duke mos përcaktuar kohën, mamaja ime ka menduar që babai im po e braktis dhe mamaja ime ka filluar një histori me një person tjetër dhe më pas duke menduar që babai im ka braktisur, kam menduar që të më braktisë për shkak të vetë opinionit që mund të kishte në familje”, tha Muharremi.
“Ka qenë shumë e izoluar si gjë. Dhe kur është kthyer babai më pas ka thënë që fëmijën e kemi dështuar dhe babai ka filluar jetën e vet me mendimin që nuk kam lënë gjë pas në Shqipëri dhe ky ka qenë ai momenti i keqkuptimit, i mosrakordimit”, shtoi zyrtari socialist.
(A2 Televizion)