
Artan Hoxha beson se Fredi Beleri gënjeu në deklaratën e bërë në “Off the Record”, me Andrea Dangllin në A2 CNN, kur tha se masa “non grata” e vendosur ndaj tij prej Greqisë, nuk u mor si pasojë e përplasjes mes gazetarit dhe eurodeputetit helene.
Gazetari po në studion e “Off the Record”, me Andrea Dangllin në A2 CNN, insistoi se u shpall non-grata nga Athina zyrtare pas shkrimeve të tij në kontekstin e të shkuarës së Belerit, që bënë bujë në Greqi gjatë zgjedhjeve për Parlamentin Europian.
“Unë nuk e deklarova në momentin e parë se kur ata e kanë marrë këtë masë. Por unë thashë në pranverën e vitit të kaluar që përkon me fushatën për zgjedhjet e PE, ndërkohe Beleri ka qenë në burg në Shqipëri. Për të mbuluar këtë motivin e madh një pjesë e mediave të djathta greke dhe pastaj dhe zoti Beleri këtu në studion tuaj të mbanin atë qëndrimin se tha shiko nuk ka lidhje me mua por ka lidhje me një foto. Unë nuk është se kam patur ndonjë gjë personale me zotin Belerri. Njerëz të tij të afërt më janë ofruar për tu ulur për të negociuar, për të biseduar e ku di unë. Të thashë unë e njoh që nga 97 por në 2003 ai u bë aktiv, u bë i dukshëm. E kam njohur si personazh që potenciali i atij po rritej sa herë që marrëdhëniet mes Greqisë dhe komunitetit me Shqipërinë acaroheshin. Në kohën që ky zhdukej situata qetësohej, kur ky shfaqej situata agravohej. Pas 2015 kur kandidoi në Himarë për kryetar bashkie, edhe mbrapa, pozicioni i tij u fuqizua shumë politikisht. Kur erdhi në pushtet Demokracia e Re, pozicioni i tij u çimentua. Ai thotë se ai flamuri i Vorio Epirit është kot që s’ekziston, por ai është një pretendim serioz, konkret i vazhdueshmen që ka qenë në adresë të Republikës së Shqipërisë. I gjithë ky debat që unë kam hulumtuar për këto ngjarje. Nga të gjitha të dhënat ne e penguam kandidimin në 2019 por për 2023 Beleri luftoi fort”, deklaroi Hoxha në “Off the Record”, me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)