Opozita në protestë, Bashkia “zbukurohet” për 1 Qershorin

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 11:20 | Aktualitet

Rithemelimi, Partia e Lirisë dhe Aleanca për Teatrin mbajnë sot protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës. Me të njëjtin motiv, për largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, që sipas tyre është i përfshirë në korrupsion.

Policia edhe këtë herë, për shkak të hedhjes së molotovit dhe tensioneve që kanë shoqëruar protestat e kaluara, ka marrë masa sigurie duke shtuar numrin e efektivëve rreth godinës së bashkisë si dhe duke bllokuar disa rrugë, duke nisur nga bulevardi kryesor.

Gjatë protestave të kaluara, protestuesit kanë goditur me vezë e fruta-perime fasadën e bashkisë. Por ndryshe nga herët e tjera, këtë të martë do të kenë përballë një banderolë të madhe kushtuar festës së 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve.

Rithemelimi i nisi protestat kundër Erion Veliajt pas arrestimit të disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen për përfshirje me abuzim në tendera. Po ashtu, Rithemelimi thotë se SPAK ka nisur një hetim pasuror ndaj Veliajt dhe familjarëve të tij.

Ndiqe live protestën

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos