Rregullimi i tregut mediatik dhe lufta kundër piraterisë janë dy nga angazhimet kryesore të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Gjate raportimit në Komisionin Parlamentar të Medias për punën e kryer gjatë një viti, kryetarja e AMa-s, u ndal në ndryshimet ligjore të bëra në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, tek puna për respektimin e të drejtave të transmetimit si dhe luftën kundër piraterisë televizive.
“Vlen të theksohet se, pjesa dërrmuese e ankesave për shkeljen e të drejtave të transmetimit, gjatë vitit 2023, lidhet me fenomenin e piraterisë televizive që kryhet nga subjekte të paautorizuara nga AMA për ofrimin e shërbimit audioviziv”, ka thënë në fjalën e saj kryetarja e AMA-s.
“Konkretisht, bëhet fjalë për subjekte ISP (Internet Service Provider), të cilët nëpërmjet internetit kryejnë pirateri televizive paautorizim nga AMA. Për këtë fenomen, AMA, ka përcjellë pranë AKEP-it, 28 praktika zyrtare, me qëllim marrjen e masave, për mbylljen e 128 faqeve online, të cilat kryenin shkelje të parashikuar në ligjin.”
Kryetarja e AMA-s foli edhe për miratimin e Kodin e ri të Transmetimit i cili synon parandalimin e gjuhës së urrejtjes, diskriminimit por edhe promovimin e barazisë gjinore.
Gjatë vitit 2023 puna jonë është organizuar me objektiva të qarta për përmbushjen me rigorozitet dhe profesionalizëm, të detyrës së mbikqyrjes dhe rregullimit të mëtejshëm të medias audio dhe audiovizive shqiptare. Kjo në përshtatje edhe me sfidat aktuale të tregut mediatik.
Pasqyra konkrete e dinamikës së punës në AMA, shikohet në çdo rast në raport me kërkesat dhe nevojat konkrete të publikut, si dhe sipas standardeve që respekton një vend që dëshiron aq shumë anëtarësimin me të drejta të plota në BE”.
Për kryetaren e AMA-s vendosja e interpretit në gjuhën e shenjave në edicionetin formative, në dy televizione kombëtare, ka qenë një nga prioritetet e punës për 2023. Ndërsa vijon procesi i edukimit mediatik përmes videove informuese dhe të dobishme. (A2 Televizion)