
Padia e Aida Hajnaj mban pezull prej tre muajsh garën për drejtorë të departamenteve në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit, raporton A2CNN.
Prej më shumë se tre muajsh gjykata Administrative nuk ka dalë me një vendim lidhur me padinë e Hajnaj dhe seancat gjyqësore janë shtyrë. E fundit ishte me datë 10 shkurt.
Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj pretendon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit.
Para se të emërohej në krye të BKH-së, Aida Hajnaj mbante postin e zv.drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës. Më 7 nëntor 2025 Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative ku ka bërë dhe padi.
Aida Hajnaj kërkon pezullim të konkursit derisa gjykata të shpallë vendimin. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator 2025.
(A2 Televizion)