"Parada e krenarisë", komuniteti LGBTQI+ marshon në Tiranë: Poshtë homofobia

Nga A2 CNN
24 Maj 2025, 19:13 | Aktualitet

Komuniteti LGBTQI+ në Shqipëri organizoi këtë të shtunë në Tiranë marshimin e “Paradës së Krenarisë”. Marshimi u zhvillua përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nën moton “Liri, Barazi, Siguri”.

Të pranishëm në marshim ishin edhe figura të rëndësishme institucionale dhe diplomatike, përfshirë ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

“Nuk jam këtu në cilësinë personale, edhe pse unë kam një histori timen. Por jam këtu si përfaqësues i Bashkimit Evropian. Ky komunitet nuk kërkon dhembshuri, por respekt, dhe ne jemi këtu për ta mbështetur.”- tha ambasadori Gonzato.

Ai vlerësoi përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për të Drejtat e Komunitetit LGBT, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes ligjore dhe qasjes së barabartë në shërbime, si pjesë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos