Zv/kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Rudi Beka, në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, u shpreh se pastrimi i kanaleve shpëtoi Shkodrën nga përmbytja.
“Këtë vit ndoshta jemi prekur më pak se kushdo në Shqipëri nga përmbytjet. Mendoj se janë 3 faktorë kryesorë që kanë ndikuar. E para, parandalimi. Kemi pastruar kanalet kulluese dhe kolektorët e qytetit. Ka pasur shpesh edhe ndërtime pa leje mbi këto kolektorë; E dyta, investimet në argjinatura; E treta, mendoj se ka qenë edhe menaxhimi i mirë i nivelit të shkarkimeve”, tha Beka.
Sipas tij, “të gjitha ekipet janë në terren dhe situata është në vëzhgim të vazhdueshëm”. (A2 Televizion)