
Për shkak të përmbytjeve që prekën zonën e Fierit gjatë ditës së enjte, Ujësjellës Kanalizime Fier ka ndërprerë furnizimin me ujë të popullatës.
Për këtë arsye, mbrëmjen e së enjtes dhe gjatë ditës së premte, banorët po furnizohen me ujë nëpërmjet autobotëve të vendosur nga UK Fier, por edhe nga autobotët e firmave private të kontraktuara nga kjo ndërmarrje.
Sipas informacioneve të marra nga Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier, situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Me tërheqjen e ujit nga puset që furnizojnë qytetin, UK Fier do të nisë furnizimin gradual me ujë të pijshëm, duke monitoruar paralelisht edhe cilësinë e ujit, për të garantuar sigurinë e qytetarëve. (A2 Televizion)