Pamjet e vërshimit të përrenjve malorë në Gjirokastër kanë lënë pas dëme dhe pasoja mjaft të rënda, veçanërisht për bizneset në pjesën fundore të qytetit, aty ku furia e përrenjve depozitoi tonelata të tëra inertesh.
Një prej bizneseve të dëmtuara është edhe një klinikë optike me pronar Pajtim Gacin, i cili duket se gjithçka që kishte investuar iu shkatërrua brenda pak minutash. Rrëfimi i tij në klinikën ende të papastruar nga prurjet tregon më shumë mbi dëmet e shkaktuara nga vërshimet e përrenjve.
E vetmja shpresë, jo vetëm e Pajtimit, të cilit iu shkatërrua klinika optike, por edhe e dhjetëra bizneseve të tjera, është kompensimi që është premtuar se mund të bëhet nga shteti. (A2 Televizion)