Pashka e shpresës, të krishterët kremtojnë ringjalljen e Krishtit

Nga A2 CNN
20 Prill 2025, 10:56 | Aktualitet

Jeta ndaj vdekjes, e mira mbi te keqen, drita mbi errësirën shpresa për një jetë më të mirë. Këto janë mesazhet që u përcollën në kremtimin e Pashkës, ringjalljes së Krishtit, një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë.

Këtë vit Pashka u festua në të njëjtën ditë si nga të krishterët katolikë ashtu edhe nga ata ortodoksë.

Në mesanatë, ngjallja e Krishtit bëri bashkë mijëra besimtarë. Në katedralen katolike në Tiranë, ipeshkvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrëz, imzot Arjan Dodaj dha këtë mesazh pr besimtarët

Edhe në mbarë kishat ordokose në vend u mbajtën meshat e posaçme dhe kambanat lajmëruar ngjalljen e Krishtit dhe së bashku me të edhe mesazhet e besimtarëve në këtë moment të veçantë të besimit të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos