Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2025, 12:18 | Aktualitet

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për

Deri më tani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ai ka dorëzuar vetëm kërkesën zyrtare dhe vendimet e gjykatave, ndërsa materialet shoqëruese ende jo.

Sipas burimeve nga Partia Demokratike, këto dokumente janë kërkuar prej tyre, por pretendohet se janë mbajtur të mbyllura “në kasafortë” nga kreu i Kuvendit. Po sipas të njëjtave burime, Peleshi pritet t’ua dorëzojë materialet të premten.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një psotim në rrjetet sociale, shprehet se dosja e sjellë nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut provon, sipas tij, se kryeministri Edi Rama nuk po mbron ministren, por veten e tij.

“Dosja e sjell nga SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, provon në mënyrë të plotë, se Edi Rama nuk po mbroka Belinda Ballukun, por veten e tij! Në fakt e kemi thënë që ditën e para, por ardhja e dosjes me të dhëna shtesë në Kuvend e dokumenton këtë me prova. Çfarë turpi, Kryeministër që merret me ndarjen e tenderave!”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos