Përfshihet nga flakët trageti i linjës Sarandë-Korfuz

Nga Jerola Ziaj
5 Maj 2024, 13:26 | Aktualitet

Një traget i linjës Sarandë Korfuz dhe anasjelltas është përfshirë nga flakët. Raportohet se mjeti lundrues kishte rreth 40 minuta që kishte ardhur nga Korfuzi.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe një zjarrfikëse që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht në momentin kur ndodhi zjarri në bordin e anijes nuk kishte pasagjerë.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos