SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi, Gjykata e shpall të pafajshëm

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2025, 10:23 | Aktualitet

SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit Gazment Bardhi, Gjykata e

Gjykata ka shpallur të pafajshëm Gazment Bardhin, pasi SPAK kërkoi shpalljen fajtor të deputetit demokrat për "shpifje" ndaj Edmond Sulës, ish-drejtuesit të Policisë së Shkodrës, dhe pafajësi për "fyerje".

Në seancën e sotme, pas riçeljes së pjesshme të shqyrtimit gjyqësor gjykata ka administruar përgjigjen e SPAK për kodet SKY ECC të pohuara nga deputeti Bardhi.

SPAK ka konfirmuar se kodet përkatëse i përkasin dosjes së një çështjeje nën hetim, por për shkak të sekretit hetimor nuk i ka vënë në dispozicion përmbajtjen e bisedave të kërkuara.

Sulaj paditi Bardhin për "shpifje" e "fyerje" për shkak të deklaratave të këtij të fundit në një seancë plenare të Kuvendit në shtator 2024, ku pretendoi se Sulaj ishte emëruar nga bandat në krye të policisë së Shkodrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos