Ulja e nivelit të lumit Vjosë në Memaliaj në 6.5 m është një lajm mjaft pozitiv për të gjithë rajonin e jugut. Kështu deklaroi nga Gjirokastra zv.kryeministrja Belinda Balluku pas përfundimit të mbledhjes që zhvilloi me strukturat drejtuese të qarkut Gjirokastër.
Lidhur mbi problematiken prej dekadash që krijohet në aksin Gjirokastër-Tepelenë ministrja Balluku tha se qeveria shqiptare do të ndërhyjë falë një plani për pyllëzimin e kësaj zone, që ka patur mjaft dëmtime për shkak të erozionit, ndërsa do të nisin inspektimet në terren për problematikat që janë krijuar në disa fshatra të Bashkisë Memaliaj. (A2 Televizion)