Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 09:34 | Aktualitet

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për

Reshje dëbore ka pasur gjatë orëve të natës në tre akse të vendit, Kukës-Krumë, Kukës-Shishtavec, K/Boboshticë-Dardhë, bën me dije ARRSH.

Në një njoftim në rrjetet sociale këshillohen drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir, raporton A2CNN. 

Temperaturat kanë qenë të ulëta, veçanërisht në zonat malore. Kontraktorët me mjete dhe punëtorë kanë bërë pastrimin e akseve nga dëbora si dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, thuhet në njoftimin e ARRSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos