“Temperatura nis 9 ditë pas vaksinës së fruthit”, mjeku: Çfarë ndodh nëse pacienti ka ndërlikime

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2026, 09:04 | Aktualitet

Mjeku pediatër Bektash Mandri duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN për fruthin, theksoi që temperatura nis 9 ditë pas marrjes së vaksinës së fruthit. Ai vuri në dukje se bëhet fjalë për një temperaturë lehtësisht të kontrollueshme.

Temperatura e fruthit jepet pas 9-10 ditësh. Kaq është periudha e inkubacionit të virusit në organizëm dhe pas kësaj dite fillon temperatura. Nuk është ndonjë temperaturë e lartë, është lehtësisht e kontrollueshme. Kemi raste jashtëzakonisht të rralla që post-vaksinim kemi shenja të lehta të shfaqjes së fruthit, por gjithmonë do ngelen në stadin e vaksinimit dhe nuk jep asnjëherë klinikën e vaksinimit. Te një i sëmurë me fruth, nëse nuk ndërlikohet, pothuajse e gjithë klinka shkon gati tre javë, duke shmangur periudhën e inkubacionit. Nëse kemi ndërlikime, gjendja e pacientit rëndohet, letaliteti është shumë i lartë dhe klinika mund të zgjasë me muaj”, tha mjeku pediatër.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos