Mjeku pediatër Bektash Mandri duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN tha që qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga fruthi, nëse nëna e ka kaluar më parë fruthin. Ai vuri në dukje se fëmija merr antikorpet e duhura nga qumështi i gjirit.
“Fëmijët e nënave që ushqehen me gji, por që nëna e ka kaluar fruthin në 6-mujorin e parë, këta janë të mbrojtur sepse marrin një imunitet pasiv nëpërmjet qumështit. Pra qumështi nuk është thjesht ushqim, por merr antikorpet nga nëna dhe në këto epidemi, gjithmonë fëmijët e kësaj grupmoshe nuk sëmuren nga fruthi, ose sëmuren në forma shumë të lehta. Deri në 6 muaj është i mbrojtur po u ushqye me gji, nëse nëna e ka kaluar”, tha mjeku. (A2 Televizion)