Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 13:00 | Aktualitet

Presidenti Begaj uron Kryepeshkopin e ri të Kishës Ortodokse

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri  të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin!

Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta dy muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos