Zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 11:45 | Aktualitet

Zgjidhet kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të

Joan Pelushi është zgjedhur kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ai u zgjodh sot nga Sinodi i Shenjt, pas gati 50 ditësh nga ndarja nga jeta e kryepeshkopit Anastas Janullatus. Ndërkohë ceremonia e fronëzimit të tij do të mbahet më 29 mars.

Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkopin, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi.

Sinodi i Shenjtë i Kishës u mblodh pas Liturgjisë Hyjnore, që përkon edhe me Ditën e Dytë të Kreshmës. Pas vendimit të sinodit, Kryepeshkopi i ri do të hyjë në Katedrale ku do të japë edhe një mesazh publik.

Në përditësim... (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos