Shkallaret e Kusum Babasë, rruga drejt objektit të kultit e dëmtuar, ankohen banorët

Nga A2 CNN
15 Mars 2025, 17:32 | Aktualitet

Për të shkuar te Kuzum Baba një nga vendet e kultit në Vlorë rruga nuk është pa sfida. Besimtarë, por edhe të huaj, turistë apo vizitorë të thjeshtë që shkojnë në këtë vend tregojnë se rruga e këmbësorëve prej vitesh është në këtë gjendje. 

"Është një vend shumë i bukur. Një vend që tregon historinë dhe një pamje, natyrë të bukur. Por rruga për mua është tepër e vështirë për t’ungjitur. Duhet sistemuar pak më shumë, sidomos për personat të cilët janë nëmoshën e tretë që vizitojnë këtë vend”.

Servet Kamberi prej 15 vitesh shërben në vendin e shenjtë tregon se vetëm për shkak të rrugës numri i besimtarëve që e vizitojnë këtë vend ka rënë ndjeshëm. Kjo sipas tij pasi e kanë të pamundur për të ardhur aty, duke refuzuar këtë vend të kultit, i cili është njëkohësisht një prej vendeve më atraktive të qytetit.

Ndërkohë edhe rruga e automjeteve që të çon në vendin e shenjtë, ka rënë pre e amortizimit. Mësohet se bashkia e Vlorës ka hartuar tashmë projektin për rehabilitimin e shkallareve, por se kur puna do të nisë në terren ende nuk dihet.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos