Vihet nën kontrolli zjarri në Tragjas, Vengu: Zjarri i qëllimshëm

Nga A2 CNN
16 Mars 2025, 09:55 | Aktualitet

Vihet nën kontrolli zjarri në Tragjas, Vengu: Zjarri i

Është vënë nën kontroll zjarri që ra një natë më parë në fshatin Tragjas të Vlorës. Gazetari i A2 CNN Edi Ruci raporton se zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe me pemë dhe shkurre dhe u përhap me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e forta.

Pavarësisht erës së fortë dhe terrenit, forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje dhe po vunë nën kontroll flakët.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte mbrëmjen e së shtunës në fshatin Tragjas për të ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri i qëllimshëm, i cili u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së skuadrave të emergjencës civile të Bashkisë Vlorë.

Vatra zjarri janë regjistruar jo vetëm në territorin e Bashkisë Vlorë, por edhe në atë të Selenicës. Aktualisht, situata mbetet nën kontroll, ndërsa forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar riaktivizimin e flakëve për shkak të erës së fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos