Prindërit zhvillojnë protestën e katërt, siguri në shkolla, buxheti më i madh për arsimin dhe shkarkim i ministres

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2024, 22:46 | Aktualitet

Me këto thirrje nisi protesta e 4 e zhvilluar nga prindër së bashku me fëmijët, të rinj por dhe përfaqësues nga shoqëria civile për vrasjen e 14 vjeçarit, nxënës i shkollës Fan Nolit në nëntor, por dhe marrjes së masave nga institucionet.

4 janë kërkesat kryesore, forcimi i masave në shkolla, rritjes së numrit të oficerëve të sigurisë dhe psikologëve, shtimin e buxhetit për arsimin por dorëheqjen e ministres Manastirliu.

Protesta ka marrë vëmendjen edhe në seancën parlamentare të së martës nëpërmjet thirrjeve të deputetëve të opozitës, të cilët ishin të pranishëm edhe në marshim.

Familjaret e 14 vjeçarit Martin Cani u bënë pjesë e kësaj proteste nëpërmjet një mesazhi drejtuar prindërve.

Prindërit lajmërojnë se do të protestojnë çdo të martë me kërkesat kryesore që kanë. Ndërsa qeveria në lidhje me këtë ngjarje ka nisur takimet me komunitetin e prindërve nëpër shkolla, ndryshimin e programeve afterschool nga viti 2025, por dhe hedhjen në konsultim të mbylljeve të disa prej rrjeteve sociale në Shqipëri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos