Probleme në disa akse dhe mungesë energjie, ja si paraqitet situata nga reshjet në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
19 Nëntor 2025, 08:47 | Aktualitet

Probleme në disa akse dhe mungesë energjie, ja si paraqitet situata

Reshjet e shiut që prej mesnatës kanë vazhduar me intensitet të lartë të shoqëruara me shkarkime atmosferike, për momentin reshjet kanë ulur intensitetin. Problematikat e shfaqura dje në akset rrugore Sofratikë- Libohovë, Përmet-Çarshovë, dhe Gjirokastër- Kakavijë janë eliminuar falë punës së ARJ, forcave bashkiake dhe formave kontraktore.

Probleme në disa akse dhe mungesë energjie, ja si paraqitet situata

Me përjashtim të fiderit Maricaj që furnizon disa fshatra në njësinë administrative Luftinjë dhe Buz në bashkinë Memaliaj gjithë qarku furnizohet me energji elektrike. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e Memaliajt është 5.5 metër.

Prezencë të shtuar të ujit ka në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë pranë urës së Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos