Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
30 Maj 2025, 14:58 | Aktualitet

Shërbimi zjarrfikës, urgjenca shëndetësore, Policia e Shtetit dhe emergjencat civile kanë ndërthurur veprimet mes tyre në kuadër të simulimit të një rasti zjarri në një godinë shkolle, në Gjirokastër, shkruan A2 CNN. Simulime të tilla kanë nisur në kuadër të një programi mbarëkombëtar, duke synuar që, përveç efektivëve të institucioneve të ndërhyrjes së shpejtë, të jenë të përgatitur edhe vetë qytetarët, nxënësit dhe kushdo që mund të gjendet në situata të tilla.

Ndërsa për ministren e Turizmit, një bashkëpunim dhe koordinim më i mirë mes strukturave të ndërhyrjeve emergjente do të thotë edhe një turizëm më i sigurt në një prej qyteteve më të preferuara nga turistët.

Bashkia e Gjirokastrës dhe, në përgjithësi, i gjithë qarku, në vitet e kaluar ka pasur raste të shpeshta të zjarreve masive, si në zona të banuara, ashtu edhe në kullota e pyje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos