Punime nga ARRSH në një pjesë të autostradës Tiranë-Durrës, policia apel drejtuesve të mjeteve

Nga A2 CNN
27 Qershor 2024, 22:07 | Aktualitet

Punime nga ARRSH në një pjesë të autostradës

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës për shkak të punimeve që kryen nga ARRSH. Më konkretisht ARRSH ka nisur mbrëmjen e së enjtes riasfaltimin e rrugës Maminas-Durrës.

Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar. Për rrjedhojë, Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të përdorin rrugë alternative, duke përdorur aksin rrugor dytësor Maminas- Koxhas-Sukth dhe rrugën e vjetër Ndroq-Rrethrotullimi i Plepave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos