Dy të vrarë, përfshirë një grua, në sulme të reja izraelite në jug të Libanit

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 15:48 | Bota

Dy të vrarë, përfshirë një grua, në sulme të

Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit raporton për disa sulme të reja vdekjeprurëse nga Izraeli në jug të Libanit, një në qytetin Burj Qalaouiyah dhe tjetri në Ain Baal.

Sulmi në Ain Baal vrau një grua dhe plagosi katër persona të tjerë, ndërsa sulmi në Burj Qalaouiyah vrau një person tjetër, sipas agjencisë.

Sulmet izraelite në Libanin Jugor kanë vazhduar në mënyrë pothuajse të pandërprerë, nën justifikimin e rrezikut nga faktori Hezbollah, ndërkohë që shpesh target i sulmeve të IDF-së kanë qenë civilë dhe nëpërmjet thirrjeve, kërcënimeve dhe sulmeve, kanë detyruar mijëra libanezë të shpërngulen më në veri, duke zgjeruar zonën e kontrollit të ushtrisë izraelite, të cilën ata e konsiderojnë zonë tampon, një zonë sigurie ndërmjet IDF-së dhe Hezbollahut, përcjell A2CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos