Dronët inteligjent kapin "mat" shoferët vrasës

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 11:29 | Aktualitet

Dronët inteligjent kapin "mat" shoferët vrasës

Mjetet inteligjente, si shpejtësimatës dhe dronët, po përdoren gjithnjë e më tepër nga Policia Rrugore për të kapur shoferët që mund të bëhen burim aksidenti në rrugët e vendit.

Veçanërisht gjatë fundjavës dhe kryesisht në asket nacionale, në drejtim të zonave turistike dhe bregdetare, janë intensifikuar monitorimet me mjete inteligjente në të gjithë vendin.

Gjatë javës së fundit, në të gjithë vendin, janë vendosur 26116 gjoba për shkelje të ndryshme.

Shkeljet përfshijnë mospërdorim i kaskës mbrojtëse, mosvendosje e rripit të sigurimit, përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalime të gabuara, drejtim i mjetit nën efektin e alkoolit, për zhurma apo manovra të rrezikshme me automjet dhe shkelje të tjera.

Gjithashtu, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, nga të cilët 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Monitorim intensiv është ushtruar edhe në qendrat e banuara, për parkimet e gabuara që pengojnë lëvizjen e lirë të mjeteve të emergjencës, krijojnë fluks në trafik apo pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve në trotuare. Në këtë kuadër, janë zhvendosur me mjetet ngritëse (karrotrec), në kryeqytet, 258 automjete të parkuara në korsi të dedikuara, në trotuare apo në vende ku ndalohet parkimi”, thuhet në njoftimin e Policisë Rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos