Ushtria izraelite raporton për një incident me dronë të Hezbollahut në veri të Izraelit, plagosen dy ushtarë të IDF-së

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 15:55 | Bota

Ushtria izraelite raporton për një incident me dronë të

Ushtria izraelite thotë se një “dron shpërthyes” i lëshuar nga Hezbollahu ka rënë në veri të Izraelit, pranë kufirit me Libanin.

Media izraelite Arutz Sheva raporton se një oficer izraelit dhe një rezervist janë “të plagosur lehtë” si pasojë e një incidenti me dron në të njëjtën zonë, përcjell A2CNN.

Grupi libanez pretendon për një tjetër sulm, duke thënë se ka lëshuar një dron shpërthyes që synonte një automjet ushtarak izraelit në qytetin jugor Taybeh, në sektorin lindor të kufirit.

Sulmet ndërmjet grupit Hezbollah dhe ushtrisë izraelite kanë qenë të vazhdueshme që nga 8 tetori i vitit 2023, ku Hezbollah u fut në luftë një ditë pas sulmit të Hamasit në 7 tetor ndaj Izraelit, ku u vranë mbi 1000 persona.

Reagimi izraelit ndaj palestinezëve ka qenë shumë i ashpër, duke shkaktuar mbi 72,000 viktima në radhët e palestinezëve në Gaza dhe duke vrarë mijëra të tjerë në Liban. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos