Ushtria izraelite lëshon një tjetër urdhër për zhvendosje të detyruar në një qytet libanez

Nga A2 CNN
1 Maj 2026, 15:45 | Bota

Ushtria izraelite lëshon një tjetër urdhër për

Izraeli ka paralajmëruar banorët e Habbouch në jug të Libanit që të largohen nga qyteti i tyre, duke vazhduar përpjekjet për të zhvendosur njerëzit në zonë pavarësisht armëpushimit, përcjell A2CNN.

“Për sigurinë tuaj, duhet të evakuoni menjëherë shtëpitë tuaja dhe të largoheni nga fshati në një distancë prej të paktën 1,000 metrash, drejt terrenit të hapur,” tha zëdhënësi në arabisht i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në X.

“Kushdo që ndodhet pranë operativëve të Hezbollahut, objekteve apo mjeteve luftarake, vë jetën e tij në rrezik!”

Taktika e zhvendosjes masive përmes kërcënimeve ushtarake pasqyron mënyrën se si Izraeli ka vepruar gjatë luftës në Gaza.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos