Radhë të gjata në Kapshticë

Nga Artin Halili
3 Mars 2025, 18:44 | Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë

Radhë të gjata janë krijuar në pikën e kalimit kufitare të Kapshticës. Në kushte të tilla, shtetasit shqiptarë që do të kalojnë në anën tjetër të kufirit kanë qenë të detyruar të presin për disa orë, aq sa radha ka shkuar deri në afërsi të fshatit Kapshticë

E gjithë kjo situatë, bëjnë me dije burimet, ka ardhur për shkak të një feste fetare në vendin fqinj çka e ka sjellë personel të reduktuar në pikën e kalimit kufitar të Kristapologjisë.

Gjatë pasdites së sotme autoritetet tona kanë marrë takime të shumta me homologët e vendit fqinj për të normalizuar këtë situatë të krijuar dhe vetëm rreth 18:00 pala greke ka shtuar një personel me tepër por procedurat vonohen për shkak të fluksit në rritje gjatë orëve të pasdites së sotme.

Në takimin e fundit që policia jonë kufitare ka patur me atë greke u ka kërkuar fqinjëve të punojnë me procedurë të përshpejtuar për emigrantët shqiptarë të cilët kanë pasaporta dhe karta identiteti greke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos