Pas disa ditësh me temperatura të larta dhe pa reshje, në vendin tonë janë rikthyer reshjet e dëborës.
Sipas korrespondentëve të A2 CNN, reshje të dendura bore ka pasur gjatë natës, por edhe në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Bogë-Theth.
Aksi rrugor aktualisht është i kalueshëm teksa borëpastruese ndodhen në terren dhe po punojnë për të mbajtur rrugën hapur.
Policia rrugore iu kërkon drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes dhe të përdorin mjetet dimërore. (A2 Televizion)