Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon

Nga A2 CNN
26 Gusht 2025, 08:24 | Aktualitet

Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën Kombëtare të

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga punimet në kantierin e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë. Sipas kreut të qeverisë kjo qendër do të jetë në formën e një amfiteatri në natyrë me auditore e klasa për artet dhe inovacionin, e cila do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon.

“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë, me një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, auditore e klasa për artet dhe inovacionin, e cila do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos