Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për muajin korrik 2025, tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut gëzojnë internetin mobil më të shpejtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave, shpejtësia mesatare e internetit mobil në këtë shtet arrin në 161.53 mbps, duke e lënë pas Shqipërinë dhe Kosovën.
Renditja e internetit mobil (mbps):
Maqedonia e Veriut – 161.53 mbps
Shqipëria – 104.11 mbps
Kosova – 97.43 mbps
Mali i Zi – 80.27 mbps
Serbia – 71.70 mbps
Bosnja e Hercegovina – 29.65 mbps
Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për internetin fiks (në shtëpi apo zyra), Serbia ka shpejtësinë më të lartë në rajon, me 92.21 mbps, duke lënë pas Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Renditja e internetit fiks (mbps):
Serbia – 92.21 mbps
Mali i Zi – 87.64 mbps
Shqipëria – 84.64 mbps
Kosova – 82.24 mbps
Maqedonia e Veriut – 49.01 mbps
Bosnja e Hercegovina – 35.71 mbps
Bosnja e Hercegovina, më e ngadalta në të dy kategoritë
Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, qytetarët në Bosnje dhe Hercegovinë përballen me internetin më të ngadaltë, si në celular ashtu edhe në rrjetet fikse. (A2 Televizion)