Zjarri në zonën e Pish Poros në Vlorë po vazhdon, teksa ka kapur një gjatësi prej 2–3 kilometër.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se nga të dhënat paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Ndërkohë, sot është operuar nga ajri dhe nga toka me katër helikopterë dhe 34 forca zjarrfikëse e pyjore, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Pritet që operacionet të nisin sërish herët në mëngjes, në orën 05:30, me ndihma shtesë nga Forcat e Armatosura, ku pritet të vijnë mbi 40 trupa në ndihmë për shuarjen e flakëve. (A2 Televizion)