4 vatra zjarri në orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes raporton për situatën

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 19:30 | Aktualitet

4 vatra zjarri në orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes raporton

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit  janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive.

Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë.

Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë dhe në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos