Aksioni i nisur prej një muaji për lirimin e hapësirave publike, po vijon në të gjitha qytetet e vendit. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës. Kreu i qeverisë njofton se kjo do t’i hapë rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri - bashki - sipërmarrje - komunitet, në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.
“Mirëmëngjes dhe me çlirimin e hapësirave publike në Shkodër, që vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri - bashki - sipërmarrje - komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama. (A2 Televizion)