Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë.
Kjo falë angazhimit në terren për të shuar flakët, duke i hedhur atyre dhe.
Ndërkohë, situata mbahet në kontroll për të parë vatrat e zjarrit që përbëjnë rrezik për rindezjen e tyre, shkruan A2.
Në terren po monitorohet situata nga punonjës të Bashkisë Vlorë dhe efektivë të policisë, si dhe zjarrfikës. (A2 Televizion)