Rama publikon pamjet, aksioni për objektet e paligjshme shtrihet te Kepi i Rodonit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2025, 13:16 | Aktualitet

Rama publikon pamjet, aksioni për objektet e paligjshme shtrihet te Kepi i

Aksioni për prishjen e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme në bashkinë e Durrësit, është shtrirë edhe në zonën e Kepit të Rodonit.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, zbuloi se automjetet e rënda të IMT-së kanë hedhur në tokë disa ndërtesa në këtë zonë, për të cilën thotë se është një tjetër mrekulli e natyrës, ku është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme.

Rama po ashtu nënvizon se aksioni i nisur në muajt e parë të verës s'do të ndalet deri ne eliminimin e plotë të fenomenit, ndërsa një paketë ligjore do të hartohet për të ndëshkuar të gjithë punonjësit e shtetit që mbyllin sytë para ndërtimeve pa leje.

Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë”, thekson kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos