Reformë e re administrative, Mazniku: Hartë e re territoriale bazuar në efiçencën e bashkive

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 16:12 | Aktualitet

Reformë e re administrative, Mazniku: Hartë e re territoriale bazuar

Afro 10  vjet pas reformës territoriale që e ndau Shqipërinë në 61 bashki të mëdha, qeveria po përgatit hartën e re të ndarjes administrative.  Arbjan Mazniku, ministri i Pushtetit Vendor njoftoi  nisjen e diskutimeve për një reformë të re të ndarjes se pushtetit vendor.

Çështja themelore për diskutim është eficenca e bashkive në territoret e mëdha që menaxhojnë prej 2015-ës. Gjatë kongresit të partisë socialiste ministri i shtetit për pushtetin vendor njoftoi edhe rishikimin e formulës  për financimin e pushtetit vendor.

Arbjan Mazniku deklaroi  pas 2024  bashkitë duhet të kthehen në agjentë të zhvillimit të qyteteve të tyre. Harta territoriale e dekadës së fundit e ndau Shqipërinë në 61 njësi administrative nga 373 bashki e komuna  që ishin para kësaj refome.

 Pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit, nga 61 bashki,  54 drejtohen nga partia socialiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos