Vrasjet në kufi gjatë komunizmit, nisin për herë të parë kërkimet për të zhdukurit në Kolonjë

Nga A2 CNN
8 Dhjetor 2023, 13:13 | Aktualitet

Vrasjet në kufi gjatë komunizmit, nisin për herë të

Autoriteti i Dosjeve për dy ditë me radhë ka zhvilluar disa takime koordinuese në qytetin e Ersekës për bashkëpunimin mbi identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve e të të ekzekutuarve në kufi gjatë periudhës së komunizmit, si dhe masave për ruajtjen e vendvarrimeve në rrethin e Kolonjës.

AIDSSh në përgjigje të kërkesës së shtetasit Niko Kono, i cili prej vitesh kërkon eshtrat e djalit të xhaxhait të tij, Dhimitër Kono, i vrarë gjatë tentativës për arratisje më 24 janar të vitit 1963, ka ngritur një grup pune, i cili për herë të parë do të jetë funksional.

Ky grup ka nisur procedurat e hetimit administrativ në vendvarrimin e dyshuar të Dhimitër Konos në ish-pikën kufitare Shelegurë, Leskovik. Sipas Autoritet të Dosjeve është bërë këqyrja e vendvarrimit të dyshuar, ku grupi i punës është shoqëruar nga Jorgo Suljoti, i cili ka marrë dijeni për ngjarjen nga babai i tij i moshuar.

Vendi ky dyshohet se është varrosur trupi i Dhimitër Konës ndodhet 500 metra larg ish-postës kufitare të Shelegurit.

Grupi i punës po vijon procedurat administrative për të nisur sa më shpjet bashkëpunimin me policinë, prokurorinë dhe autoritetet lokale me akte që do të kulmojnë me zhvarrimin e trupit dhe dorëzimin e tij te familjarët e të ndjerit.

Ndërkohë në takimin me autoritetet lokale, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula ka vendosur theksin te një projekt që do të bëjë shënjimin e të gjitha vendvarrimeve të mundshme të të vrarëve përgjatë kufirit në territorin administrativ të Kolonjës dhe njëherazi vendosjen e tyre në mbrojtje dhe mbikëqyrje të posaçme për t’i ruajtur nga tjetërsimi i mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos