Reshje bore në juglindje, si paraqitet situata në akset rrugore

Nga Artin Halili
8 Dhjetor 2023, 09:21 | Aktualitet

Reshje bore në juglindje, si paraqitet situata në akset rrugore

Përmirësohet situata e reshjeve të borës në juglindje. Momentalisht, nuk ka reshje bore në qark dhe nuk janë krijuar problematika sa i përket qarkullimit të mjeteve.

Në Dardhë dhe Qafa e Qarrit, trashësia e borës ka arritur në 7 cm, ndërsa në Voskopojë reshjet kanë qenë më të pakta, deri në 2 cm.

Rruga e Dardhës është pastruar e kriposur, por apeli vjen për drejtuesit e mjeteve që të përdorin gomat dimërore, por zinxhirët nuk janë të detyrueshëm për t'u vendosur.

Po ashtu, edhe akset nacionale janë të gjitha të qarkullueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos