Në vendin tonë janë 79 raste të konfirmuara me Ethet e Nilit, por asnjë rast të dyshuar, apo të konfirmuar me linë e majmunit. Lajmin e dha në Dita Jonë, në A2 CNN, drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini, sipas të cilës 80% e rasteve me Ethet e Nilit janë asimptomatikë.
“Ethet e Nilit janë sëmundje virale sezonale me një vektor transmetimi; mushkonja e infektuar. Vjen nga pickimi i mushkonjës. Jo çdo pickim shfaq simptoma apo infektohesh. Virusi i Nilit në 80% të rasteve është asimptomatik në subjekte me imunitet të mirë, në 20% forma të mesme dhe 1 % shfaqin formën e rëndë me prekjen e cipave të trurit. Tendenca e rasteve është mbi 50 vjeç ka pasur humbje jete në moshat mbi 60 vjeç. Kem 79 raste të konfirmuara”, u shpreh Tomini në A2, e cila shtoi se “kemi mbizotërim në Lushnje, Berat e fier dhe në Kurbin, Tiranë e Elbasan. Mushkonja kulex ka shpërndarje gjeografike në shumicën e territoreve”.
Mjeku Alimehmeti theksoi në A2 se Ethet e Nilit nuk ngjiten nga njeriu tek njeriu dhe vdekshmëria është shumë e ulët.
“Ethet e Nilit nuk ngjiten nga njeriu tek njeriu, që do të thotë edhe po ke pasur ndonjë familjar rri i qetë. Vdekshmëria është 0.1% e rasteve totale të infektuara. Numri është relativisht i vogël dhe vdekshmëria është shumë e ulët. Për këtë nuk ka as vaksina dhe trajtim specifik. Por mund të mbrohemi nga mushkonjat”, u shpreh ai.
Sa i përket lisë së majmunit e cila është shpallur emergjencë globale në 15 gusht të këtij viti, Tomini mohoi në A2 të ketë raste të dyshuara apo të konfirmuara në Shqipëri.
“Gjatë vitit 2022 kemi patur 4-5 raste të dyshuara, por jo të konfirmuara. Aktualisht nuk kemi asnjë rast të dyshuar dhe asnjë të konfirmuar. Duke parë situatën epidemiologjike është risk i ulët për Europën”.
Për mjekun Alimehmeti shpallja emergjencë globale e këtij virusi është bërë për të ndihmuar vendet afrikane.
“Ky është virus që ndodhet në shumë kafshë kryesisht brejtës, minj, ketra gjarpërinj. Janë zona me kampe refugjatësh, me mungesë ushqimi, me prevalencë të Hiv Aids dhe për shkak të ushqimir që nuk kanë, hanë ushqim të kafshëve të egra si gjarpër, lakuriq nate dhe kontakti me këto bën atë që quhet transmetim nga kafsha te njeriu dhe më pas nga njeriu tek njeriu, por duhet kontakt shumë i ngushtë. Arsyeja kyçe është për të ndihmuar shtetet e Afrikës të mbështeten ekonomikisht dhe të vaksinohen apo ndihmohen nga shtet e tjera”, citon a2 Mjekun.
Ndërkaq në Gjermani, mjekja Aurora Dollenberg konfirmoi ë A2 CNN, se ka një numër në rritje të etheve të Nilit, por me vdekshmëri të ulët, ndërsa në fund të ushtit janë shfaqur edhe rastet e para të lisë së majmunit
“Gjermania ka numër në rritje të Etheve të Nilit në zonat liqenore, apo pranë lumenjve. Shumë pacientë kanë qenë të infektuar; 1 mijë të raportuar pozitiv me Ethet e Nilit. Numër i ulët vdekjesh dhe komplikacionesh te fëmijët që kanë përfunduar në spital. Vetëm 1% ka qenë fatale. Në fund të gushtit kemi edhe rastet e para të lisë së majmunit, por kemi vaksinim me detyrim në shkolla dhe te të rriturit”.
(A2 Televizion)