Reshje bore në juglindje të vendit, trashësia deri në 10 cm në disa zona

Nga Artin Halili
30 Nëntor 2024, 09:32 | Aktualitet

Rikthehen reshjet e borës në juglindje të vendit. Reshjet sipas të dhënave kanë përfshirë të gjithë territorin e juglindjes pas rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, shkruan A2 CNN.

Në zonat malore trashësia varion nga 5-10 cm ndërkohë që në zonat më të ulëta trashësia është më e vogël, fatmirësisht nuk ka pasur vështirësi të mëdha pasi edhe temperaturat nuk kanë rënë nën 0 gradë.

Sipas  të dhënave të gjitha kompanitë nga Qafë Thana drejt Korçës, Kapshticës , Dardhës dhe Kolonjës janë në gatishmëri për çdo situatë, rrugët aktualisht qarkullohen pa probleme megjithatë rekomandohen goma dimërore bashkë me pajisjet shtesë gjatë lëvizjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos