Fëmijët mbushin Parlamentin e Shqipërisë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2024, 16:04 | Aktualitet

Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, sot Kuvendi hapi dyert për qytetarët, duke ofruar mundësinë për të vizituar Sallën e Seancave Plenare dhe Kryesinë e Kuvendit.

Në këtë aktivitet morën pjesë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” i Shkodrës dhe shkolla "1 Maji" e Beratit, si dhe studentë, prindër me fëmijë, qytetarë dhe shtetas të huaj.

Vizitorët u njohën nga afër me historinë dhe veprimtarinë e institucionit më të lartë ligjvënës në vend, duke u bërë pjesë e kësaj dite simbolike për kombin shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos