Reshjet e dëborës në Rrugën e Kombit, policia thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2024, 16:25 | Aktualitet

Reshjet e dëborës në Rrugën e Kombit, policia thirrje

Reshjet e dëborës kanë nisur këtë fundjavë në veri të vendit. Nisur nga situata aktuale dhe kushtet e motit, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në Rrugën e Kombit.

Ajo që rekomandohet është respektimi i sinjalistikës, reduktimi i shpejtësisë si të pajisja me zinxhirë e goma dimërore.

Ndërkohë, bëhet gjithashtu e ditur se po punohet në terren, në Rrugën e Kombit por edhe në akset e tjera ku ka reshje për pastrimin e dëborës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos