Rikthehet dëbora në disa zona, rrëshqitje gurësh dhe mungesë energjie elektrike

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2024, 15:45 | Aktualitet

Rikthehen reshjet e borës në disa zona të vendit. Në Kukës raportohen probleme për shkak të rënies së gurëve dhe ngricave në rrugë, duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve.

Në Elbasan, si pasojë e rrëshqitjes së gurëve, pati bllokim të rrugës drejt fshatit Probat.

Ndërkohë, në qarkun e Korçës, në zonat malore trashësia varion nga 5 deri në 10 cm. Deri më tani nuk ka pasur vështirësi në qarkullim.

Nga Qafë Thana drejt Korçës, Kapshticës, Dardhës dhe Kolonjës, rrugët janë të hapura. Bora ka shkaktuar probleme për sa i përket furnizimit me energji elektrike në disa fshatra të zonave malore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos