Reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës së mbrëmshme në juglindje, me intensitet të ulët krahasuar me pak ditë më parë.
Sipas informacioneve, në fshatin turistik të Dardhës ka rënë gati 4 cm borë, rruga është e hapur totalisht dhe e kriposur, megjithatë rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.
Reshje bore ka pasur edhe në rrethit e Devollit, në Cangonj dhe fshatrat përreth, trashësia e borës është thuajse 2-3 cm dhe rruga është pastruar dhe është e qarkullueshme pa probleme. (A2 Televizion)