Reshjet e dendura të dëborës në Korçë, si paraqitet situata në akset rrugore

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 14:23 | Aktualitet

Reshjet e dendura të dëborës në Korçë, si

Reshje të dendura dëbore kanë rënë në zonën e Korçës gjatë ditës së sotme, teksa kushtet e motit janë përkeqësuar në të gjithë vendin.

Në akset Boboshticë-Dardhë dhe Zëmblak-dogana Goricë vazhdon puna për largimin e dëborës nga rruga dhe kriposjen, shkruan A2 CNN.

Qarkullimi vijon normalisht në qarkun e Korçës dhe çdo aks po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga Autoriteti Rrugor Qendër-Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor.

Në orët që vijnë e gjatë natës priten reshje me intensitet deri mesatar, ku në kuotën +500 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar e të pajisen me goma dimërore kur udhëtojnë për në zonat me prezencë dëbore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos